Takimi virtual Biden-Putin: SHBA gati të ndëshkojë Rusinë, Ukraina gati për luftë

Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse nuk tërheq ushtrinë e vendosur pranë kufirit me Ukrainën. Kievi shprehet gati për luftë, ndërsa sot pritet që presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu rus, Vladimir Putin, të zhvillojnë një takim virtual.
“Presidenti Putin vijon të shtojë aftësitë ushtarake në pjesën perëndimore të vendit të tij dhe përreth Ukrainës”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Imazhet satelitore shfaqën një prezencë të paprecedentë të forcave ushtarake ruse pranë kufirit me Ukrainën.
“Do të jetë vërtetë një masakër e përgjakur. Rusët do të kthehen pas në arkivolë”, thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.
“Ky është momenti që Rusia të tërheqë pas ushtrinë e përqendruar në kufi. Diplomacia është rruga e drejtë përpara”, shprehet sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Tani, Presidenti Biden do të mbajë një takim virtual me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Kemi qenë në dijeni të veprimeve të Rusisë prej shumë kohësh. Pres që ne të kemi një diskutim shumë të gjatë me Putin”, tha Biden.
“Nëse mund të këshilloj presidentin Biden, do të preferoja që ai t’i artikulojë qartë zotit Putin se nuk mund të ketë vija të kuqe nga Kremlini. Ato mund të vendosen nga Ukraina dhe bota e civilizuar do të reagojë pa asnjë hezitim”, u shpreh Reznikov./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




