Taksimi i duhanit do të ulë vdekjet

Sociale | 5 vite më parë

Shqipëria ka prevalencën më të lartë të duhanpirjes tek të rinjtë se mesatarja botërore  dhe shkaku kryesor i kësaj mardhënie të ngushtë është gjetja e këtij produkti me çmim mjaft të ulët në treg.Sipas disa projeksioneve që kanë bërë ekspertët, nëse çmimi i akcizës dyfishohet sipas objektivit që rekomandon BE, duke shkuar në 90 Euro për 1 mijë cigrare, atëherë numri i vdekjeve do të ishte 33 mijë më pak nga trendi aktual.

1 në katër të rinj në Shqipëri janë duhanpirës  dhe kjo prevalencë mbetet mbetet më e larta se mesatarja botërore. Ky raport kaq i ngushtë me duhanin po i shkakton popullatës shqiptare dëme të konsiderueshme  në shëndet  ndërsa po rezulton me kosto të larta edhe për ekonominë. Ekspertët konstatojnë se një ndër shkaqet që e bën këtë raport edhe më të fortë është çmimi i duhanit i cili shkaktohet nga niveli i ulët i akcizës për këtë produkt i cili nëse rritet me 4%  do të ulte ndjeshëm numrin e vdekjeve.
Sipas ekspertëve Shqipëria duhet të arrijë minimunimin e kërkuar nga BE prej 90 euro për 1 mijë cigare. Ata thonë se nëse aciza dyfishohet, përllogaritjet tregojnë se numri  vdekjeve do të ulet në 19 mijë për shkat të atyre që do të heqin dore nga dihanpirja gjatë periudhës 2022-2030, ose e thënë ndryshe 33 mije vdekje më pak nga trendi aktual.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme