Talebanët hakmerren ndaj ISIS, shkatërrojnë bazën e tyre

Botë | 5 vite më parë

Forcat talebane organizuan një operacion kundër një baze të militantëve të Shtetit Islamik shumë pranë kryeqytetit duke lënë pas dhjetëra viktima.

Sipas raportimeve, sulmi ndaj bazës së militantëve erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmit me bomba jashtë xhamisë kryesore të Kabulit.

Lajmi u dha nga vetë talebanët, të cilët edhe më herë dhe pas tërheqjes së trupave amerikane premtuan se do të bëjnë një qëndresë ndaj Shtetit Islamik.

Ditën e diel, nga sulmi kamikaz jashtë xhamisë së Eid Gah humbën jetën 5 civilë dhe dyshimet ranë tek militantët e ISIS për organizimin e tij./a2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme