Talebanët pushtuan edhe qëndresën e fundit, presidenti afgan arratiset nga Kabuli

Botë | 5 vite më parë

Teksa arritën të marrin nën kontroll qytetin verior Mazar-I-Sharif, talebanët mësynë edhe në vilën luksoze të liderit ushtarak të Afganistanit, Rashid Dostum. Në videot e publikuara në internet, talebanët duken teksa ulen në mobiliet prej ari. Rashid Dostum ka qenë aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit në luftën ndaj talebanëve. Dostum është edhe themeluesi i partisë Junbish-e.

Presidenti afgan Ashraf Ghani, është larguar nga Afganistani për në Taxhikistan, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme për Reuters. I pyetur për koment, zyra e presidentit “nuk mund të thotë asgjë për lëvizjen e Ashraf Ghani për arsye sigurie”. Ndërkohë, një zyrtar taleban tha se ata po kontrollonin raportet në lidhje me largimin e Ghanit nga vendi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme