Talebanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

Talebanët njoftuan se kanë krijuar Qeverinë e Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga njëri prej themeluesve të tyre. Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid, tha se në krye të Qeverisë do të jetë Mullah Mohammad Hassan Akhund, ndërsa zëvendës i tij Mullah Abdul Ghani Baradar.
Mawlawi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem. Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendësi dytë. Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




