Talibanët nuk i lejojnë vajzat të studiojnë jashtë

Përveç një sërë ndalesash të tjera që po i izolojnë gjithnjë e më shumë në shtëpi, vajzat afgane tashmë nuk po lejojhen nga talebanët që të udhëtojnë jashtë vendit për qëllime arsimimi.
Rreth 100 vjaza nuk u lejuan të udhëtonin drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku do të ndiqnin me bursë shkollën e lartë.
“Qeveria talibane nuk lejoi rreth njëqindvajza të udhëtonin për të ndjekur sudimet që i kemi financuar ne. Nuk i lejuan të futeshin në avion për të cilin kishim paguar, ndërkohë që këtu iu garantohej që nga studimet, e deri tek transporti dhe akomondimi” u shpreh në platformën X Khalaf Ahmad Al Habtoor, themelues dhe drejtor i grupit Al Habtoor, me seli në Dubai.
Nën sundimin Taliban, vajzat afgane mbi moshën 12 vjeç nuk lejohen të studiojnë. Shumë gra nuk janë lejuar të punojnë në agjenci humanitare, iu është ndaluar të jenë të pranishme në parqe dhe vende të tjera publike, iu është ndaluar të udhëtojnë pa qenë të shoqëruar nga të afërm meshkujt, ndërsa janë mbyllur edhe sallonet e bukurisë.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh. al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




