Tanket amerikane Abrams mbërrijnë në Ukrainë, Zelenski: Përforcojmë brigadat tona

Tanket amerikane Abrams kanë mbërritur në Ukrainë. Pentagoni ka konfirmuar se grupi i parë, i cili përfshin 31 tanke Abrams ka mbërritur në Kiev, duke shtuar kështu një komponent të fuqishëm tokësor për trupat ukrainase, të cilat tashmë kanë duruar më shumë se një vit e gjysmë luftë.
“Prania e thjeshtë e tankeve Abrams shërben si një parandalues i fuqishëm. Duke i pasur këto tanke në arsenalin e tyre, ushtria ukrainase mund të dekurajojë në mënyrë më efektive veprimet agresive,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Majori Charlie Dietz.
Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aleatëve për përmbushjen e marrëveshjes.
“Lajm i mirë nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. ‘Abrams’ janë tashmë në Ukrainë dhe po përgatiten për të përforcuar brigadat tona. Unë u jam mirënjohës aleatëve tanë për përmbushjen e marrëveshjeve! Ne po kërkojmë kontrata të reja dhe zgjerojmë gjeografinë e furnizim”, tha Zelenski.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




