Targat, ministri serb Vulin refuzon ftesën e Kurtit: Nuk negociojmë me armë të drejtuara në ballë

Rajon | 5 vite më parë

Nëse Prishtina do bisedime me Beogradin, ajo, së pari, duhet të tërheqë njësitë speciale nga veriu i Kosovës, sepse Serbia “nuk negocion me armë të drejtuar në ballë”, deklaroi ministri i brendshem serb, Aleksandar Vulin. Ministri Vulin tha se Serbia dëshiron paqe në Kosovë, por “xhandarmëria serbe do të respektojë çdo urdhër të presidentit Vuçiqc, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe. “Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, u shpreh ministri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme