Të ardhurat neto të bankave nga interesat janë rritur me 13.6% këtë vit

Ekonomi | 4 vite më parë

Të ardhurat neto nga interesi në sektorin bankar janë rritur ndjeshëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, duke dëshmuar përfitime nga rritja e shpejtë e normave të interesit në tregun financiar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin të ardhurat neto nga interesi arritën në 38.5 miliardë lekë. Kjo është një rritje me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo  është njëkohësisht vlera më e lartë historike e të ardhurave neto nga interesat deri në fund të 9-mujorit.

/rtsh.al /

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme