Të mbyllur që nga përhapja e pandemisë, Kina rihap kufitë, heq karantinën për udhëtarët

Botë | 4 vite më parë

Kina do të rihapë kufitë për fluturimet ndërkombëtare, si edhe do të heqë kërkesat e karantinës për ata që futen në territorin e saj. Kufitë kanë qenë të mbyllur për pjesën tjetër e botës për gati tre vjet, që nga përhapja e pandemisë.

Udhëtarëve në hyrje do t’u kërkohet vetëm të tregojnë një rezultat negativ të testit Covid të marrë brenda 48 orëve para nisjes. Ndërkohë deri më tani, udhëtarëve u është kërkuar të qëndrojnë për 5 ditë në një hotel të ndjekur nga 3 ditë të tjera monitorim në shtëpi.  

Kina ka mbyllur kufijtë e saj që nga marsi 2020 për të parandaluar përhapjen e virusit, duke e mbajtur veten në izolim global edhe kur pjesa tjetër e botës u rihap dhe u largua nga pandemia. Të huajve u ndalua kryesisht hyrja në Kinë, përveç një numri të kufizuar vizitash biznesi ose familjare. 

Heqja e kufizimeve të udhëtimit është gjithashtu një lehtësim i madh për shtetasit kinezë që studiojnë ose punojnë jashtë vendit. Ata që nuk mund të përballonin çmimet në rritje të biletave të fluturimit, karantinat e gjata të hoteleve ose kërkesat e vështira të testimit nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi për tre vjet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme