Të preferuarit e Manchester United për stolin, Southgate ose

Angli | 2 vite më parë

Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Manchester United kundër Porto dhe Aston Vilës këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit.

Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenhamit nuk i pëlqen drejtuesve të “Djajve të Kuq” dhe madje emri i Allegrit (një alternativë për pankinën) nuk arrin të marrë miratimin e një pjese të drejtuesve të klubit anglez.

Për momentin në garë mbeten dy alternativa, dy emra të njohur në arenën ndërkombëtare. Ose ish-trajneri i Anglisë Gareth Southgate menjëherë ose një trajner i përkohshëm deri në qershor dhe më pas “sulmi” ndaj Simone Inzaghit.

Sepse sipas shtypit anglez e ardhmja e trajnerit të zikaltërve mund të jetë në pankinën e Manchester United. Ai do të ishte trajneri i preferuar për të pasuar trajnerin aktual holandez Erik ten Hag.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme