Të premten mblidhet parlamenti i ri

Politikë | 5 vite më parë

Të premten në Tiranë mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e pëgjithshme të 25 prillit. Seanca pritet të  hapet nga deputetja e PS-së Luljeta Bozo, si deputetja më e moshuar.
Seanca pritet të vazhdojë me verifikimin e mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.  Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. 
Pritet që gjatë seancës inagurale të ketë përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit rikthehet në parlament pasi e bojkotoi atë gjatë legjislaturës së kaluar. 
Me interes priten raportet e komisioneve të mandateve dhe imunitetit. Veç fatit të ish kreut të PD dhe kryeministrit Sali Berisha e ardhmja e të cilit në parlament është në dyshim për shkak të shpalljes nga SHBA si person ipadëshirueshëm, ka zëra se në parlament do të pengohen të hyjnë dhe emra të tjerë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme