Të rinjtë me probleme kardio-vaskulare, mjekët: Abuzojnë me stilin e jetesës

Sociale | 4 vite më parë

Problemet kardio-vaskulare nuk po prekin vetem moshat mesme dhe te treta por edhe ato fare te reja. Kardiologia e poliklinikes se spcialieve Nr. 3 në Tiranë Manjola Liko,  thotë se fatkqesisht 20-25 vjecare me ankesa për aritmi dhe dhimbje në gjok kanë shtuar rradhët e pacientëve.

Mjekët shpjegojnë se faktorëve tradicionalë si mungesa e aktivitetit të regullt fizik dhe abuzimi me ushqimet e rrugës të tejngopura me yndyrna, i janë shtuar konsumimi i pijeve energjike në sasi të larta dhe pagjumësia që fillon që tek adoleshentët

Dëmtimi i organit të zemrës po vjen edhe nga përdorimi në moshë të hershme i lëndëve narkotike i cili konstatohet shpesh nga mjekët

Problematikat e hershme tek sëmundjeve kardio-vaskulare kanë rritur shqetësimin për rritje të sëmundhsmërise dh incidencës së vdekjeve nga aksidentet kardio-vaskulare.Mjekër apelojnë për mbajtjen larg te veseve dhe orë gjumë të plota pasi pasojat vijnë shpejt.

rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme