Të shesësh përmes rrjeteve sociale – Kujtim Plangaj, fermeri që tregton prodhimet e tij online

Sociale | 3 vite më parë

Kujtim Plangaj është një fermer nga Postriba. Ndryshe nga fermerët e tjerë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të reklamuar dhe shitur prodhimet e tokës së tij.

Të gjitha produktet që prodhohen sipas stinës, ai arrin ti shesë me anë të rrjetit social Facebook pa pasur nevojën që të dalë në tregjet e Shkodrës. Për të Facebook-u është kthyer në një trend promovues për produktet e ndryshme.

“Duke parë rrjetet sociale në telefon më lindi i ideja dhe mendova ta provoj një herë dhe ishte rastësi. E provova në një reklamë dhe më dha rezultat,” thotë z. Plangaj.

Kujtimi është një personazh i njohur në rrjetet sociale, disa muaj më parë ai thuri një varg me qepë jo pak po gati 4 metra të gjatë. Zona e Postribës në bashkinë e Shkodrës njihet si një ndër zonat me prodhimtari të lartë bujqësore. Por qepa është kultura e cila kultivohet për mbi 200 vjet në këtë zonë.

Gazetar: M. Marashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme