Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, dy viktima. Në kërkim autorët

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00, ku dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave të identifikuar si Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi. Këta të fundit morën plagë të rënda dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por nuk mundën të mbijetonin.
Dyshohet se mes autorëve dhe viktimave ka patur një konflikt të mëparshëm që ka agravuar deri në përleshje fizike fillimisht në qendër të plazhit të Velipojë, duke shkuar më pas deri në përdorimin e armëve.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.
Policia njofton po ashtu se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




