Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA. Vritet një person, plagosen 20 të tjerë

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën 20 persona janë plagosur pas një sulmi me armë gjatë festës së 11 qershorit në periferi të Çikagos në SHBA.
Të shtënat masive ndodhën në një qendër tregtare ku po organizohej festa e madhe në Juneteenth në Willowbrook, Illinois.
Të paktën 200 adoleshentë dhe të rinj ishin mbledhur për festën e 11 qershorit, kur ndaj tyre është qëlluar me armë
“Duhej të ishte një festë. Sapo dëgjuam të shtënat, u ulëm përtokë derisa ndaluan së qëlluari”, tha një prej dëshmitareve të ngjarjes.
Eric Swanson, zëvendës shefi në zyrën e sherifit të qarkut DuPage, shpjegoi, se “20 persona janë qëlluar, ndërsa ka mbetur i vdekur një person. Motivi pas këtij incidenti është i paqartë. Ne transportuam të plagosurit nga vendi i ngjarjes për spital”, transmetojnë mediat amerikane.
Dy prej 20 personave të qëlluar janë në gjendje kritike. Ndërkaq, policia nuk ka bërë të ditur motivin e ngjarjes ndërsa po kryen hetimet përkatëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




