Teksas, katër viktima dhe miliona familje pa energji elektrike, pas kalimit të uraganit Beryl

Botë | 2 vite më parë

Katër persona kanë vdekur në Teksas pasi stuhia tropikale Beryl vazhdon të lëvizë nëpër shtet, tha kryebashkiaku i Hjustonit.

Miliona banorë mbetën pa energji elektrike, ndërsa sipas operatorit, ka të ngjarë të duhen disa ditë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. ”Rreth 2-3 milionë familje janë të prekura”, tha kryetari i kompanisë.

Ndërkohë, një tornado në kontenë Jasper, në kufi me shtetin e Luizianës, shkatërroi rreth 30 shtëpi.

Beryl mbërriti si një uragan pranë qytetit Teksan të Matagorda rreth 130 kilometra në jugperëndim të Hjustonit, herët të hënën në mëngjes, por që atëherë ka humbur fuqinë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së lëshoi ​​paralajmërime për disa pjesë të Teksasit dhe Luizianës për tornado të mëtejshme, përmbytje dhe erëra të forta.

Meteorologët thonë se ekziston një rrezik i vazhdueshëm i stuhive kërcënuese për jetën përgjatë bregut të Gjirit.

Meteorologët parashikojnë se Beryl do të vazhdojë të lëvizë në drejtim të verilindjes në ditët në vijim ndërsa do të dobësohet më tej.

Beryl u formua në Atlantik në fund të qershorit dhe u forcua shpejt në një uragan të madh përpara se të zbriste në Karaibe juglindore më 1 korrik.

Uragani pati një erë me shpejtësi 251 km/h.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme