Tekste falas për nxënësit e arsimit bazë

Nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta do të përfitojnë këtë vit shkollor tekste falas. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila nëpërmjet një statusi në Facebook ka sqaruar se këtë vit në skemën mbështetëse të qeverisë do të shtohen edhe 2 klasat e fundit të arsimit bazë .“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse janë të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.” – shkruan Kushi në publikimin e saj.
Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të ndikojë edhe në lehtësimin e barrës financiare të familjeve shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




