Telashe për Lakers, dëmtohet ylli i skuadrës , 6-8 javë pushim

Probleme për Lakers në prag të rifillimit të sezonit 2019-2020 në NBA. Një nga yjet e ekipit, Rajon Rondo, ka pësuar një dëmtim në gishtin e madh të dorës së djathtë. Sipas mediave amerikane, Rondo ka pësuar një frakturë në gisht dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Një lajm jo i mirë ky për Lakers, që humbasin një nga lojtarët më të mirë e kryesorë të ekipit. Sipas mediave, Rondo do të qëndrojë 6-8 javë pushim. Gjasat janë që ai të rikthehet në fazën play off, atëherë ku edhe rivaliteti për titull është më i madh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




