Telashe për Ronaldon…

Shtohen problemet për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi i Al Nassr është paditur për çështjen “Binance”, platformës së kriptomonedhës me të cilën ai ka bashkëpunuar që nga viti 2022.
Në veçanti, portugezi akuzohet se ka promovuar, ndihmuar dhe/ose marrë pjesë aktive në ofertën dhe shitjen e letrave me vlerë të paregjistruara në bashkëpunim me Binance. Çështja u depozitua më 27 nëntor në një gjykatë të SHBA-së, në Florida. Padia pretendon se Ronaldo dinte ose duhej të dinte për shitjen e letrave me vlerë kripto të paregjistruara nga Binance, pasi ai ka përvojë investimi dhe burime të mëdha për të marrë këshilltarë të jashtëm.
Ndërkohë, Binance tashmë është dënuar të paguajë 4.3 miliardë dollarë dëmshpërblim ndaj qeverisë amerikane për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe drejtimin e një biznesi të paregjistruar të transmetimit të parave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




