Ten Hag dhe e ardhmja e CR7: E presim për ndeshjen e parë

Në moshën 37 vjeç e gjysmë, Cristiano Ronaldo është ende njeriu I merkatos. Në të vërtetë, ofertat për kampionin portugez nuk po vërshojnë, por agjenti Jorge Mendes është në kontakt me klubet më të forta (dhe më të pasura) në botë për të tentuar ta bëjë klientin e tij të shquar të jetojë një aventurë të re profesionale, për të harruar sezonin e hidhur në radhët e Manchester United.
Prioriteti i ish-lojtarit të Juventusit, i cili nuk mori në konsideratë propozimet ekzotike shumë të pasura nga vendet joevropiane, të luajë Champions League e radhës, një mundësi që Djajtë e Kuq nuk do t’ia jepnin atij, pasi nuk u kualifikua në turneun maksimal të futbollit evropian për klube.
Megjithatë, Ronaldo është ende nën kontratë me United dhe megjithëse nuk është bashkuar ende me shokët e tij për përgatitjen e verës. Trajneri i ri i Manchesterit, Erik Ten Hag, foli para miqësores kundër Crystal Palace duke thënë se ishte ende optimist për qëndrimin e portugezit. “Cristiano ka nënshkruar për Manchesterin për dy vjet dhe ai gjithashtu ka një opsion për një sezon tjetër. Unë mendoj se mund të qëndrojë këtu edhe pas 2023, por nuk e shikoj aq larg. Për momentin mund të them vetëm se ai do të jetë me ne për fillimin e kampionatit më 7 gusht. Jam i sigurt që atë ditë Cristiano do të jetë në formë të mirë, të gjithë e dimë se ai është një profesionist i madh”.
Ten Hag më pas foli për mënyrën se si Ronaldo mund të përshtatet në sistemin e ri të lojës së ekipit: “Ne duam të luajmë në një mënyrë të caktuar dhe lojtarët kryesorë si Ronaldo mund të na japin ndihmë të vlefshme për të arritur standardin tonë të lojës, por ne gjithashtu e dimë se në fund lojtarët ndikojnë në mënyrën se si luajnë, veçanërisht ata që shënojnë po aq sa Cristiano…”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




