Ten Hag, “paqe” me CR7: I lumtur që është me ne

Sinjale paqeje mes Erik ten Hag, trajner i Manchester United, e Cristiano Ronaldo, pas tensionit të krijuar pak ditë më parë. Portugezi u sulmua nga trajneri holandez pasi braktisi Old Trafford pa mbaruar ndeshja. “Ka pasur shumë lojtarë që janë larguar gjatë lojës në vazhdim, por qendra e vëmendjes është e gjitha tek Cristiano dhe kjo nuk është e drejtë” ka deklaruar Ten Hag, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.
Mundësia e largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United është spekulluar gjatë gjithë verës, por për momentin ai është ende në skuadër dhe mbetet të shihet nëse do të luajë apo jo nesër në debutimin e tij në Premier League kundër Brighton. “Ne kemi një sulmues të madh dhe jam shumë i lumtur që ai është këtu. Ai është në skuadër,” tha menaxheri holandez.
Ten Hag e vlerësoi pozitivisht fushatën e transferimeve të klubit: mbërritën Malacia, Lisandro Martínez dhe Eriksen. “Jam i lumtur, na duhen lojtarët e duhur, jo të gjithë”, përfundoi holandezi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




