Tenderat për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik, SPAK nis hetimet për KQZ-në

Aktualitet | 2 vite më parë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) sa i përket dy tenderave të zhvilluar për pajisjet e identifikimit dhe votimit elektronik.

Në njoftimin drejtuar KQZ-së, SPAK kërkon dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës së prokurimit për pajisjet për identifikimin elektronik, zhvilluar më  23 dhjetor të vitit 2020.

Po ashtu kërkohet informacion edhe lidhur me praktikën e procedurës së prokurimit për votimin dhe numërimin e votave, i zhvilluar më 7 mars të vitit 2021.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, thuhet në shkresën e SPAK, dërguar KQZ-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme