Tenis, Djokoviç nuk vaksinohet, humb “Indian Wells”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë bërë përjashtimin e kërkuar nga Novak Djokoviç, i cili si i pa vaksinuar nuk mund të vizitojë vendin fjalë. Për këtë arsye tenisti serb ka hequr dorë nga turneu “Masters 1000” të “Indian Wells”.
Novak Djokoviç ende nuk është vaksinuar kundër Covid-19 dhe turneu kalifornian, i cili nis aktivitetin pas dy ditësh, zyrtarizoi sot në mëngjes mungesën e tenistit serb nërpërmjet një postimi në “Instagram”.
Numri një në Botë do të zëvendësohet prej tenistit gjeorgjan Nikoloz Basilashvili. Djokoviç javët e kaluara u kërkoi një leje të veçantë autoriteteve amerikane, por këto të fundit ia mohuan. Tani për 22 herë fituesin e Grand Slam-eve është e sigurt mungesa edhe në turneun tjetër të “Masters 1000” që nis në Majemi më 19 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




