Tension mes Ousmane Dembélé dhe Luis Enrique, sulmuesi nuk do të gumbullohet për ndeshjen me Lille

Francë | 2 muaj më parë

Ousmane Dembélé kërkonte të ishte titullar në finalen e Super Kupës së Europës, por trajneri i PSG-së kishte plane të tjera. Sulmuesi kërkon suksesin në “Topin e Artë” dhe për këtë motiv do që të zhfrytëzojë ndeshjet decizive për të fituar pikë në sytë e votuesve, por kësaj radhe nuk kishte mbështetjen e spanjollit, i cili vendosi ta ulte në stol.

Pas atij takimi mendohet se diçka është thyer mes palëve pasi Luis Enrique vendosi ta zëvendësonte francezin në pushimin mes pjesëve në ndeshjen e parë të Ligue 1.

Më pas PSG mori vendim për të lënë pushim Dembélé, i cili nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Lille. Për këtë vendim, i cili duket më shumë si një masë që ka marrë trajneri karshi tij, klubi publikoi edhe një njoftim për mediet ku saktësohej edhe data e rikthimit të lojtarit në stërvitje. Pikërisht ky qëndrim publik i mbajtur nga PSG ka bërë që disa gazetarë të dyshojnë se mes trajnerit dhe sulmuesit kanë nisur tensionet e para.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme