Tensione në Kuvend- Opozita bllokon foltoren, Alibeaj kërkesë Spiropalit: Thërrisni urgjent Byronë

Tensione në seancën plenare të Kuvendit. Ndërsa deputetja socialiste Evis Kushi po mbante fjalën në Parlament, deputetët demokratë janë rreshtuar para foltores duke kërkuar lejimin e hyrjes në Kuvend të deputetëve opozitarë, të cilët janë lënë jashtë sallës.
Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit dhe rikthimin e Parlamentit në normalitet.
“Ktheni parlamentin në normalitet. E kuptoj arsyen pse e bëni. Doni të krijoni konflikt artificial. Jua tha progres raporti, keni përfituar në amnistinë penale dhe listat e mbyllura. Nëse nuk po përgatisni pazarin e radhës, ndërprit seancën, thirr Byronë dhe hiq ndëshkimin disproporcional që I ke bërë deputetëve. Kjo është kërkesa që unë kam sot. Merrni masa tani për të rikthyer parlamentin në normaliteti. Autorët kryesor jeni ju”, deklaroi Alibeaj.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se mazhoranca është kurdoherë e gatshme të ulet në bisedime me opozitën, përsa kohë kjo e fundit nuk djeg karriget e Parlamentit.
“Ne kemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë ulur qytetarët, jo për ato që digjni. Për të mos i hyrë problemeve tuaja të brendshme, jemi të gatshëm të ulemi në tryeza dhe në byro dhe në konferencën e kryetarëve, që deputetët e opozitës të gjejnë mënyrë dinjitoze për t’u kthyer në Kuvend., S’mund të vijojmë në mënyrë ciklike”, u shpreh Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




