Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca

Politikë | 2 vite më parë

Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit pas ndërprerjes së fjalës nga ana e kryeparlamentares Lidnita Nikolla, ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Ky i fundit hodhi një valë akuzash ndaj qeverisë, ndërsa shtroi pyetjen se përse kryeministri ka futur në zyrë Hysën e kartelit Sinalos dhe  McGonigal?

“Që jeni të zhytur dhe harboni duke folur dokrra s’është përgjigje e jona. A ju ka kush fakj nga shqiptarët që kryeministri juaj futi në zyrë Luftar Hysën e kartelit Sinaloa, a është çështje private a shtetërori? Dhe i dha kazino. A mos është çështje private që futi në zyrë McGonigal dhe e korruptoi kundër opozitës?”, tha Noka, ndërsa fill pas kësaj deklarate Nikolla i ka ndërprerë fjalën pasi sipas saj nuk po respekton procedurën e Parlamentit.

Ky vendim i Nikollës është kundërshtuar nga ana e opozitës e cila akuzoi qeverisë se po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

Por pas tensioneve, kryeparlamentarja vendosi ndërprerjen me 5 minuta të seancës plenare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme