Tensione në protestë, policia shoqëron 5 persona

Aktualitet | 3 muaj më parë

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit para xhamisë së Namazgjasë kanë sjellë shoqërimin e pesë personave në Komisariatin nr. 1.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi disa protestues u përplasën me forcat e policisë gjatë tentativës për të hequr gardhin rrethues të vendosur pranë godinës së Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur vezë, domate dhe kapsolla në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës duke përdorur autobotin me ujë dhe spraj me piper.

Si pasojë e përplasjeve, gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Situata u tensionua gjatë protestës së zhvilluar jashtë Parlamentit, në ditën kur Kuvendi mbajti seancën e fundit plenare. Forcat e policisë kishin vendosur një perimetër të zgjeruar sigurie rreth godinës së Kuvendit, ndërsa protestuesit kërkuan të afrohen pranë institucionit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme