Tensione në samitin e Bdro-Brijunit

Tensione në samitin e Bdro-Brijunit. Shkak është bërë miratimi i deklaratës së përbashkët ku palët shpreheshin për mos ndryshimin e kufijve të Ballkanit.
Atmosfera në këtë samit ka qenë elektrizuese për faktin se prej kohësh është folur për një dokument “non-paper”, jo zyrtar, e që kishte burimin nga qeveria sllovene e cila parashikonte rishikimin e kufijve.
Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Xhaferoviç e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.
“Platformat e vjetra për fajin e Beogradit u përsëritën dhe kreu i shtetit serb u hakmor ashpër kundër Osmanit dhe Xhaferoviç, të cilët e sulmuan atë së bashku”, shkruan gazeta serbe. Mësohet se Vuçiç për shkak të këtij debati është larguar nga samiti përpara përfundimit të tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




