Tensionet në Bosnjë-Hercegovinë, Dodik takon Erdoganin: Nuk ka alternativë tjetër përveç paqes

Nuk ka alternativë tjetër përveç paqes. Me këtë mesazh e kanë mbyllur takimin, anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Dodik zhvilloi një vizitë në Ankara mes rindezjes së tensioneve në Bosnjë, që kanë nxitur shqetësimet për një rikthim të vendit në konflikt. Përfaqësuesit e Republikës Srpska janë tërhequr nga insitucionet qendrore në shenjë kundërshtie ndaj ligjit që ndalon mohimin e gjenocidit dhe kanë kërcënuar të ndahen nga pjesa tjetër e vendit.
Pas darkës së punës me Erdoganin, Dodik tha se kishte informuar presidentin turk lidhur me situatën në vend, ndërsa theksoi se ishin pajtuar mbi faktin se kërcënimi me forcë nuk mund të zgjidhë asnjë problem.
Një ditë më herët, Dodik u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




