Tensionet në veri të Kosovës, protesta para Ambasadës së Serbisë në Tiranë: Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim

Rajon | 4 vite më parë

Shoqëria civile ka dalë këtë të martë (27 dhjetor) në protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Me thirrjet “Shqipëri-Kosovë”, “Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, qytetarët kanë deklaruar se prej 18 ditësh jeta normale e qytetarëve në Kosovë është paralizuar, ndërsa po jetojnë me ethet e luftës. Po ashtu, qytetarët u kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Kosovë-Serbi.

“Prej shumë kohësh është paralizuar jeta normale e qytetarëve në veri të Kosovës. Qytetarët po jetojnë nën ethet e luftës. BE dhe SHBA të trajtojnë me përgjegjësi çështjen Serbi-Kosovë.

Serbia ka ushtruar gjenocid. Ne jemi këtu të bashkuar, të mos lejojmë që Serbia të bëjë ligjin akoma mbi trojet shqiptare”, deklaruan ata.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme