Tensionet Rusi-Ukrainë, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit

Botë | 5 vite më parë

Me kërkesën të SHBA-së, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të mblidhet këtë të hënë për të trajtuar krizën në Ukrainë.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë.

Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës do të trajtohet në një seancë të hapur. Rusia ka stacionuar më shumë se 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe ndjek “veprime të tjera destabilizuese kundër Ukrainës”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Ky është kërcënim i qartë. Perëndimi është i shqetësuar për shkak të marshimit të trupave ruse, se Rusia po përgatit pushtimin e Ukrainës, pas pushtimit në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë.

Presidenti rus e hedh poshtë këtë kategorikisht. Në të njëjtën kohë ai kërkon nga SHBA dhe NATO të ndalë zgjerimin lindor si edhe ngritjen e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike. 

Mirëpo nga këto konsultime nuk priten zgjidhje, sepse Rusia, ashtu si SHBA, Franca, Britania e Madhe dhe Kina ka të drejtë vetoje, pasi janë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit./RTSH

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme