Tensionohet situata në Malin e Zi, SHBA: Ndalni dhunën!

Rajon | 5 vite më parë

Mes tensioneve të shumta dhe me protesta u shoqërua ceremonia në manastirin e Cetinjes, dikur kryeqytet i malazezëve dhe që sot konsiderohet si kryeqendra kulturore dhe fetare e Malit të Zi. Fronëzimi i peshkopit serb, Mitropoliti i Malit të Zi dhe Litoral, Joanikije në Manastirin e Cetinjes është kundërshtuar ashpër nga malazezët. Komuna, organizata dhe partia e Presidentit Milo Gjukanoviç kundërshtojnë këtë ceremoni.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë këtë protestë, gjë ka shkaktuar tensionimit e mëtejshëm të situatës. Ambasada amerikane në Malin e Zi i ka bërë thirrje që palët të vetëpërmbahen dhe të mos lejojnë që situata të agravohet akoma më tej.

“Qeveria amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të zvogëlojnë urgjentisht situatën. Liria fetare dhe liria e shprehjes, përfshirë këtu mbledhjen paqësore, duhet të respektohen. Ndërsa është treguar shumë me gisht se kush është përgjegjës, individët përfundimisht do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të mos e marrin zemërimin e tyre ndaj policisë ndërsa përpiqen të mbrojnë rendin publik dhe policia të përdorë vetëm mjetet e nevojshme për të rivendosur paqen. Të gjithëve që mbështesin një Mal të Zi multietnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik – ju bëjmë thirrje që të qetësoni tensionet aktuale”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme