Tentativë grabitje në Tiranë, shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, RENEA nis krehjen e zonës

Një tentativë për grabitja në fshatin Prush të Tiranës, është shndërruar në një shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë. Sipas policisë, 3 persona kanë tentuar të grabisin me armë një banesë në Prush, por përpjekja e tyre ka dështuar pasi është njoftuar policia dhe gjatë tentativës për të ndaluar autorët ka pasur edhe shkëmbim zjarri.
Policia është vënë ndërkohë në ndjekje të autorëve të grabitjes dhe se për kontrollin e zonës janë vënë në lëvizje edhe forca RENEA.
“Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.
Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, informon policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




