Shkodër – Tentoi të grabiste Postën Shqiptare dhe më pas një market. Policia në ndjekje të autorit

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Autori nuk ka mundur të realizojë grabitjen dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti person është futur në një market dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Gjatë ngjarjes ai është konfliktuar me punonjësin e marketit dhe është larguar pa arritur të marrë paratë.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në terren për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprime për identifikimin e tij dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




