Tentativë për vrasjen e kryeministrit në Haiti

Botë | 5 vite më parë

Persona të armatosur janë përpjekur të  vrasin kryeministrin e Haitit Ariel Henry gjatë një aktiviteti të zhvilluar të shtunën për të festuar përvejtorin e pavarësisë së vendit. Incidenti ndodhi ndërsa zoti Henri merrte pjesë në ceremoninë në fjalë që u zhvillua në një kishë në qytetin verior të Gonaïves. Video të postuara online tregouan kryeministrin dhe personat që e shoqëronin duke u përpjekur të shkonin drejt  makinave të tyre mes shkëmbimit të zjarrit. 
Në lidhje me incidentin, zyra e kryeministrit tha se banditë dhe terroristë ishin pas tentativës për të vrarë kreun e qeverisë dhe se ishin lëshuar urhdër arreste për të dyshuarit.  Kjo zyrë gjithashtu akuzoi grupin se ishin fshehur pas mureve për të sulmuar eskortën e kryeministrit dhe se kishin kërcënuar ipeshkvin duke rrethuar kishën. 
Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjrrit mes agresorëve dhe forcave të sigurisë.  Situata e sigurisë në Haiti është përkeqësuar ndjeshëm që pas vrasjes së presidenit Jovenel Moise korrikun e shkuar. ZOti henri është zotuar të shtypë bandat e fuqishme të cilat fajësohen për një sërë rrëmbimesh dhe për kontrollimin e pjesës ëm të madhe të shpërndarjes së gazit në vend, duke shkaktuar mungesa të theksuara të lëndëve djegëse.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme