Tepelenë/ Dyndje pacientësh në urgjencë, shtohen rastet me grip, ngatërrohen me simptomat e Covid-it

Sociale | 4 vite më parë

Ky fillim viti është shoqëruar me një shtim të rasteve me grip. Situatë e rënduar paraqitet edhe në spitalinn e Tepelenës pas rasteve të pacienteve të prekur nga virozat e gripit.

Rreth 40 pacientë paraqiten çdo ditë në urgjencën e këtij spitali. Mjeku Shahin Mece, bën apel që pacientët të bëjnë kujdes sidomos kur influenca është e rëndë dhe temperatura zgjat më shumë se tre ditë çka kërkon një mjekim të specializuar.

Por nuk numgojnë edhe rastet e pacientëve me Covid, të cilët për shkak se kanë të njejtat simptoma ngatërrohen me ato me gripit.

Edhe pse është shpejt për të gjykuar nëse do ketë një situatë të përsëritshme të rasteve me Covid si një vit më parë burime nga drejtoria e Shendetit Publik në Gjirokastër bëjnë me dije se ka një shtim të rasteve prej nisjes së këtij viti.

Vaso Bashari, mjeku specialistë pranë këtij insistucioni bën me dije se aktualisht po kryhen rreth 20 testime në ditë. 

Sipas tij, situatë më e rënduar paraqitet ajo e virusit të gripit ku po qarkullojnë raste e influencës A dhe B, çka kanë të njejtat natyrë simptomash me Covidin, prandaj bëhet apel qytetarëve të mos neglizhojnë në kryerjen e testimeve dhe respektimin e masave mbrojtëse.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme