Tërmet 5.7 ballë në Bosnje Hercegovinë, humb jetën një 28-vjeçare, dëme të mëdha materiale! Lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë ka rënë në Bosnje-Hercegovinë mbrëmjen e 22 prillit , ndërsa lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë Ballkanin përfshirë edhe vendin tonë.
Tërmeti me magnitudë 5.7 rihter ka shkaktuar edhe viktimën e parë në Bosnje, ku një 28 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. E reja humbi jetën pasi një pjesë e banesës së saj u shemb, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur prindërit e saj.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci. Për lëkundjet në Shqipëri reagoi edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ku tha se në vendin tonë nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
“Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thlësia 10 km, 202 km nga Tirana. Ky tërmet është ndjer pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin”, shkruan Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




