Tërmet 7.1 rihter në Meksikë, raportohen viktima

Botë | 5 vite më parë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 rihter ka goditur shtetin e Meksikës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Lëkundjet kanë qenë shumë të fuqishme dhe nga raportimet paraprake bëhet me dije se ka viktima, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në verilindje të Acapulcos, një zonë e mbushur me resorte turistike dhe turistë.

Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzim të pemëve në disa zona. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për të evakuuar njerëzit, si dhe për të konstatuar dëmet.

Qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat dhe prej orësh të tëra vijojnë të qëndrojnë në rrugë./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme