Tërmet i fortë afër Shqipërisë, lëkundjet ndihen në disa qytete

Aktualitet | 2 vite më parë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 4.4 në shkallën Rihter ra rreth orës 2:42.

Epiqendra ishte në Ulqin të Malit të Zi, rreth 17 kilometra në jugperëndim të Lezhës. Thellësia e lëkundjeve raportohet se ishte 15 km. Rreth 1 orë më vonë paslëkundjet u zbutën me magnitudë deri 2.2 po në Ulqin, por këtë herë edhe më afër Lezhës në distancën 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.

Ndërkohë, sipas Institutit, aktiviteti sizmik ka vijuar edhe në vendet fqinje apo në rajon me një tjetër tërmet të fortë të regjistruar në Sicili të Italisë. Lëkundje me magnitudë 4,5 në shkallën Rihter arritën thellësinë 15 km në një distancë mbi 600 km nga qyteti i Vlorës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme