Tërmet i fuqishëm në Pakistan, raportohen dhjetëra viktima

Botë | 5 vite më parë

Mbi 20 persona raportohen të kenë humbur jetën deri në këto momente si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 Rihter që goditi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Pakistanin.

Lëkundja e fortë u regjistrua në provincën jugperëndimore të Balochistanit, shumë pranë qytetit malor të Harnait.

Sipas autoriteteve mbi 200 persona të tjerë janë plagosur, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë më i madh për shkak të njerëzve të bllokuar në rrënoja.

Situata më problematike është regjistruar në Harnai, ndërkohë që forca të shumta ushtrie janë angazhuar në operacionet e kërkim shpëtimit./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme