Tërmeti, Atsu ende mes të humburve

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Christian Atsu nuk është gjetur ende dhjetë ditë pas tërmetit shkatërrues që goditi kufirin midis Turqisë dhe Sirisë.

Atsu, i cili është nën kontratë me skuadrën turke Hatayspor, ende nuk është gjetur pas një tërmeti të madh që goditi kufirin juglindor të vendit më shumë se një javë më parë.

Fatkeqësia që preku zonën deri më tani ka marrë jetën e mbi 40,000 njerëzve gjithashtu mijëra të tjerë janë të plagosur dhe kanë mbetur pastrehë.

Atsu, i cili bëri 112 paraqitje për Newcastle United, fillimisht u mendua se ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat, me disa raporte që sugjeronin se ai kishte mbijetuar një rënie të konsiderueshme.

Megjithatë, lajmet shqetësuese mbizotëruan kur shoqja dhe agjentja e tij, Nana Sechere lëshoi një deklaratë duke zbuluar se “ende nuk dihej vendndodhja e Christian”.

Dhjetë ditë më vonë, Sechere ka informuar “The Athletic” se ata ende nuk kanë marrë ndonjë lajm pozitiv në këtë drejtim. “Ende nuk e kemi gjetur Christian-in”, zbuloi agjentja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme