Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Kryqi i Kuq kërkon 700 milionë dollarë ndihmë për dy vendet

Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat që shkaktuan tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.
Sipas Kryqit të Kuq thekson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy vende.
Deri më tani prej tërmetit 7.8 ballësh – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës, ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.
“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht. Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë. Për të mbijetuarit këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.
Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq. Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



