Tërmeti, nis ndërtimi i një pallati të ri në Shkozet

Dy vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, në Shkozet të Durrësit ka nisur ndërtimi i një pallati të ri. Ai po ndërtohet pikërisht në vendin ku tërmeti shkatërrues rënoi një pallat pesë katësh të kohës së komunizmit.
Procedurat për ndërtimin e pallatit të ri kanë zgjatur shumë, aq sa banorëve u është dukur se po shikonin ëndërr, ndërsa po hidheshin themelet e pallatit të ri. Ata kanë kryer me këtë rast edhe ritet tradicionale të të bërit kurban, për ti bërë sikurse thanë “themelet e pallatit më të fortë”.
Si një garanci se pallati do të ndërtohet aty brenda 6 muajve, ka qenë fjala e kryetares së Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.
Pallati i ri do të ketë 2 kate shtesë, pasi bashkia ka menduar që aty të jenë zyrat e saj rajonale si dhe mjedise të tjera publike.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




