Terror në Jeruzalem, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë. Personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit militant palestinez, Hamas, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë.
Një civil vdiq nga plagët e marra në spital. Një tjetër u plagos rëndë dhe dy policë izraelitë u plagosën gjithashtu, thanë zyrtarët. Ministri i Sigurisë së Brendshme Omer Bar-Lev tha se sulmuesi kishte një automatik. Sulmuesi u identifikua si një palestinez 42-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor. Një zëdhënës i Hamasit konfirmoi se autori, i quajtur në mediat palestineze dhe izraelite si Fadi Abu Shkhaydam, ishte një anëtar i krahut politik të grupit.
Sulmet e dhunshme me thikë janë një dukuri e rregullt në Jerusalem, por sulmet me armë të këtij lloji janë të rralla. Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se u kishte kërkuar forcave të sigurisë që të ishin tepër vigjilente. Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor që nga lufta e Lindjes së Mesme e vitit 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin, kryeqytet të tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar. Palestinezët e pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të shtetit të tyre/ BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




