Terror në Meksikë, trajneri vritet gjatë ndeshjes

Një ndeshje futbolli në nivelin amator në Ciudad Obregón, në shtetin meksikan të Sonora, u ndërpre nga një sulm nga një grup individësh të armatosur që vranë një nga trajnerët e skuadrave në lojë. Ngjarja ka ndodhur në një ambient sportiv në lagjen Cajeme.
Rreth orës 21:20 me orën lokale, kur po zhvillohej ndeshja, një nga teknikët, i identifikuar si Jorge Alberto “N”, 44 vjeç, është goditur nga një breshëri plumbash. Momenti kur ndodhi vrasja është kapur në video, teksa ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale nga një prej dy skuadrave në fushë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




