Terror për portierin e PSG-së, sulmohet në shtëpi në sy të fëmijëve

Një natë makthi për Alexandre Letellier dhe familjen e tij mes të hënës dhe të martës (18 dhe 19 dhjetor). Në fakt, portieri i tretë 33-vjeçar i PSG-së, sipas asaj që raporton ‘RMC Sport’, së bashku me partneren dhe dy fëmijët e tij ka mbetur viktimë e një grabitjeje të dhunshme nga katër persona, të cilët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e tyre në Hadricourt (Yvelines).
Pavarësisht alarmit, i cili ra menjëherë duke shkaktuar një telefonatë në polici, kriminelët nuk u trembën dhe pasi morën peng dy fëmijët (2 dhe 6 vjeç), kërcënuan me thikë Letellierin për të dorëzuar para dhe bizhuteri, ndërsa partnerja e tij është goditur në fytyrë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri të mundur arrestimin e tre prej katër kriminelëve (një 21-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë), të cilëve iu gjet një pjesë e plaçkës. Një efektiv u plagos në gju. Prokuroria ka hapur një hetim për grabitje me armë dhe rrëmbim.
Precedenti i Donnarumma – Një fatkeqësi, ajo e Letellier, e përjetuar së fundmi edhe nga portieri i parë i skuadrës parisiene, italiani Gianluigi Donnarumma i cili më pas ka rrëfyer momentet që ka përjetuar gjatë grabitjes së pësuar në shtëpinë e tij, me hajdutët që e kanë lidhur atë dhe partneren e tij Alessia, për të marrë sende me vlerë 500 mijë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




