Testimi i partneritetit Kinë-Rusi, Xi Jinping dhe Putin zhvillojnë sot takim online

Presidenti kinez Xi Kinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë këtë të premte (30 dhjetor), një takim online, ku do të flasin për marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve të tyre dhe do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe partneritetin e tyre strategjik. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Moska dhe Pekini janë afruar më shumë në vitet e fundit, me Xi dhe Putin që deklaruan se të dy vendet kishin një partneritet “pa kufij” disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt. Që atëherë, Kina ka refuzuar të dënojë agresionin, duke hedhur në mënyrë të përsëritur fajin për konfliktin mbi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
Por ekspertët thonë se në më shumë se 10 muaj pas luftës, dinamika mes të dy partnerëve ka ndryshuar në përputhje me rrethanat. Në vend të një fitoreje të pritshme të shpejtë, pushtimi i Putinit ka dështuar me pengesa të shumta në fushën e betejës, duke përfshirë mungesën e pajisjeve bazë.
Xi kishte treguar tashmë shenja padurimi kur u takua për herë të fundit me Putinin në shtator në një samit rajonal në Uzbekistan. Në atë kohë, Putin pranoi se Pekini kishte “pyetje dhe shqetësime” mbi pushtimin, në atë që dukej të ishte një pranim i fshehtë i pikëpamjeve të tyre të ndryshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



