Tetë të vrarë në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk nga sulmet ruse

Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk, tha kreu rajonal Serhiy Haidai.
Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur qytetet Hirske dhe Zolote u bombarduan të shtunën.
BBC raporton se dy persona – të dyja gra – u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, i cili u godit disa ditë më parë.
Haidai thotë gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia deklaroi se ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
/RTSH.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




