Tetori rozë, vendosen 2 mamografi të lëvizshme në Tiranë për ndërgjegjësimin e vajzave dhe grave

Sociale | 4 vite më parë

Tetori i cilësuar edhe muaji rozë i ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, ka bërë që në Tiranë të vendosen 2 mamografi të lëvizshme për të ndërgjegjësuar dhe më shumë vajzat dhe gratë. E pranishme në këtë aktivitet ku kryhen kontrollet e mamografisë ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka bërë thirrje për rritje të ndërgjegjësimit për t’u kontrolluar.

2 mamografi të lëvizshme janë vendosur në sheshin ‘Skëndërbej’, ndërsa ministrja Manastirliu tha se shumë shpejt do punojmë që çdo spital rajonal të ketë mamografi.

Edhe ambasadorja Yuri Kim u shpreh se SHBA-të kanë si qëllim që në 25 vitet e ardhshme të përgjysmojnë shkallën e vdekjeve nga kanceri i gjirit.

‘SHBA kanë si qëllim të përgjysmojnë shkallën e vdekjeve nga kanceri brenda 25 viteve të ardhshme. Nëse ne patëm mundësi ne me siguri do të kemi mundësi të përgjysmojmë shkallën e vdekjeve nga kanceri i gjirit. Ndërsa ne i mbështesim dhe financojmë këta ekspertë, ne mund të bëjmë diçka të thjeshtë të shkojmë dhe të bëjmë një mamografi.’- u shpreh Kim.

1115 raste me kancer në gji janë evidentuar nga shtatori i 2021 deri në shtator të 2022. Gjatë vitit të fundit, 40% e rasteve janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale dhe 60% janë trajtuar me kimioterapi, pasi kanë qenë në stad të avancuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme